E nxori duarthatë një shtyllë nga toka: Të gjithë po habiten me forcën e kësaj gruaje “misterioze” (Video)

E publikuar: 17/12/2017 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daragh Mullin është pronari i një lokali në Galway të Irlandës, para së cilës një mëngjes mungoi shtylla, që ndalon parkimin e veturave.

Pronari ka shikuar filmimet e kamerave të sigurisë, kur ka parë se atë e ka nxjerrë një grua e panjohur por shumë e fuqishme, që më pas e ka marrë me vete, transmeton Telegrafi.

“Ka forcë shumë të madhe. Është e vështirë të lëvizet, ndërsa ajo e largoi duarthatë”, ka shkruar Mullin lidhur me rastin.

Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, janë shpërndarë në përpjekje që të identifikohet ajo dhe të ndalohet për dëmtim të pronës. /Telegrafi/