E njohin me emrin Greta Koçi, por nuk do ta besoni si e quajnë në të vërtetë këngëtaren

E publikuar: 19/03/2018 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej vitesh Greta nuk është përfoluar për asnjë romancë dhe gjithmonë ka preferuar të mos zhurmojë me jetën e saj.

Ndërkohë motra e saj Eni Koçi provokon në rrjetet sociale dhe shpesh tregon detaje të marrëdhënies së tyre të ngushtë.

Në një video të ndarë në rrjetet sociale Eni ka treguar se si e quajnë me përkëdheli Gretën.

“Gjejeni kush u kthye? Geçi u kthye”, dëgjohet të thotë Eni.

 “Për ata që nuk e dinë Geçi më thotë shtëpia dhe Eni”, shton Greta.

Greta ishte prej disa ditësh jashtë vendit dhe postimet e udhëtimit i ka ndarë me fansat e saj. /Gazeta Express/