E nervozonte djali i vogël në restorant, gruaja e rrëzon në tokë vogëlushin e pafajshëm në prezencë të klientëve (Video)

E publikuar: 24/04/2018 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë i vogël ka pësuar lëndime trupore e në veçanti në kokë, pasi një grua shtatzënë e rrëzoi qëllimisht brenda një restoranti në Kinë.

Ajo është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e zgjatur qëllimisht këmbën, në mënyrë që vogëlushi të pengohet derisa vraponte dhe të rrëzohet në tokë, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave kineze, prindërit ishin larguar nga restoranti ku kishin ngrënë darkë, duke e lënë disa metra pas vogëlushin që u rrëzua.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një restorant në qytetin Baoji në veriperëndim të Kinës.

Raportohet se vogëlushi është pronari i një lokali që është shumë afër restorantit, ndërsa gruaja që e rrëzoi është kritikuar nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon.

Raportohet se gruaja që e rrëzoi djaloshin, ishte nervozuar që ai bënte zhurmë dhe në një moment kishte filluar të qajë. /Telegrafi/