“E mundëm koronavirusin” – Kinezët “pushtojnë” Murin e Madh

E publikuar: 18/04/2020 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qindra banorë të Pekinit kanë vizituar seksionin Badaling të murit të madh të Kinës, që u rihap për vizitorët më 24 mars ndërkohë që jeta po kthehet gradualisht në normalitet në vend, pasi epidemia e koronavirusit u vendos nën kontroll.

Kina raportoi 27 raste të reja të koronavirusit të shtunën, duke e cuar numrin e të prekurve në vend nga sëmundja në 82719.

“Unë mendoj se pandemia ka përfunduar tani ndaj ne nuk presim të dalim jashtë dhe jemi shumë të kënaqur që sot kemi ardhur në këtë vend kaq piktoresk. Unë mendoj se ndoshta vendi më i sigurt në botë është Pekini”.

“Unë mendoj se situata me epideminë në kinë tani është vendosur nën kontroll dhe mundësia e një rikthimi të saj është shumë e pakët. Kjo pasi tani njerëzit dinë çfarë të bëjnë. Unë mendoj se mundësia e një vale të dytë është shumë e vogël”.

Një ditë më parë, Wuhani, qyteti ku u shfaq për herë të parë koronavirusi, korigjoi bilancin e viktimave duke shtuar 1290 të tjera. Me këtë shifër, numri i viktimave atje shkoi nga 2579 në 3869. Autoritetet thanë se rishikimi është bërë për të adresuar disa vonesa dhe raportime të gabuara. Vdekjet shtesë janë raste që u raportuan “gabimisht” ose u humbën plotësisht, thanë autoritetet.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, me rishikimet e marra në konsideratë, Kina zyrtarisht ka mbi 83,700 të infektuar me koronavirus dhe mbi 4,600 viktima.