E mitura ngacmohet seksualisht nga shoferi i autobusit

E publikuar: 12/02/2019 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banjë të Zveçanit një viktimë femër e moshës së mitur është ngacmuar seksualisht nga një shofer i autobusit, raporton portali “Zëri.info”.

Sipas Policisë, i dyshuari dhe viktima janë pjesëtar të nacionalitetit serb.

I dyshuari po hetohet në procedurë të rregullt. 

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash në raportin e Policisë.