E mitura në Gjilan u dhunua nga dy shokët, detaje të reja nga Gjykata

E publikuar: 29/09/2020 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh edhe një personi tjetër, i cili dyshohet se dhunoi seksualisht një të mitur në Gjilan,

Pasi dje Themelorja ia caktoi masën e paraburgimit të dyshuarit SH.J, sot kjo gjykatë ia ka caktuar masën edhe shokut të tij SH.H. Të dy këta dyshohet se dhunuan të miturën në Gjilan.

“I pandehuri Sh. H., dyshohet se me veprimet e tij ka detyruar të miturën, të kryej akt seksual, në një njërën nga dhomat e motelit, pasi që një gjë të tillë e bënë edhe shoku i tij Sh. J”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri Sh. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, dje gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Sh. J., i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër.