E mbuluar me ar, Kim Kardashian na mahniti me veshjen në Met Gala

E publikuar: 09/05/2018 05:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i “Keeping Up With Kardashians”, u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të markës, Versace, dhe sytë e të gjithëve ishin tek ajo.

Fustani i ngushtë sipas trupit, i nxirrte në pah Kimit, format trupore, dhe dukej mjaft seksi edhe pse e veshur, gjë e rrallë nga Kim.

37-vjeçarja përveç shkëlqimit nga fustani, kishte edhe një shkëlqim në fytyrë, pasi grimi i saj kësaj radhe ishte vërtet i bukur.

Për sa i përket flokëve, Kim kishte vendosur të bënte një gjysmë kapje, ndërsa fundin e tyre e kishte bërë onde, zgjedhje kjo që i shkonte shumë asaj.