E-mailet Konfidenciale të Gmail vinë edhe në G Suite

E publikuar: 30/05/2019 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google nis lançimin e modalitetit konfidencial të Gmail për përdoruesit dhe administratorët e G Suite duke filluar nga data 25 Qershor.

Nëse jeni prej përdoruesve të Gmail në punë, ju mund të përdorni funksionin e ri për të shkruar një e-mail konfidencial. Përdoruesit e llogarive personale kanë pasur akses në këtë funksion që prej ridizajnimit të madh të Gmail në mesin e 2018-ës.

Modaliteti konfidencial është një mjet i fuqishëm sidomos nëse keni të dhëna sensitive për të dërguar në e-mail. Kështu përdoruesit mund të vendosni një datë “skadence” për mesazhin i cili ditën që keni vendos shkëput aksesin në të.

Ndërsa mesazhi do të vijojë të jetë i disponueshëm, marrësit nuk mund të përcjelli mesazhin, as të kopjojnë përmbajtjen e tij e as të shkarkojnë prej tij. Për të shtuar një nivel tjetër sigurie, përdoruesit mund të vendosin një verifikim me SMS i cili dërgon një kod tek numrat e tyre të telefonit për të aksesuar përmbajtjen e e-mail-it.

Në modalitetin konfidencial për llogaritë personale, ju mund të dërgoni një të tillë duke shkruar një e-mail të ri dhe më pas përzgjedhur ikonën në formën e një ore dore me një dry dhe më pas të shtypni butonin “Send.”

Menjëherë do tu hapet një dritare ku mund të përcaktoni parametrat. Ikona do të vendoset në të njëjtën hapësirë edhe për domainet e biznesit kur lançohet modaliteti konfidencial. /PCWorld Albanian