E lodhur me pyetjen se kur do të martohet, studentja 32-vjeçe e Oksfordit martohet me veten (Foto)

E publikuar: 11/10/2018 09:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë beqare e lodhur nga pyetja e shpeshtë se kur do të martohet, ka bërë që ajo të ndërmerr një veprim të pazakontë – të martohet me veten.

Studentja e Oksfordit, Lulu Jemimah, 32-vjeçe, ishte ngopur nga “fjalimet” që ia mbanin familjarët lidhur me rëndësinë e martesës dhe gjetjes së mashkullit të ëndrrave, transmeton Telegrafi.

Por, martesa ishte gjëja e fundit që i sillej asaj nëpër mendje, pasi ishte e zënë me studimet master në universitetin prestigjioz.

Dhe për t’i “hequr qafe” prindërit, vendosi të organizojë martesën duke ua dërguar ftesat familjarëve dhe miqve.

E veshur me fustan të bardhë të nusërisë, ajo mbajti një fjalim para masës duke ua shpjeguar arsyet se pse mungon dhëndri.

Lulu pranoi se prindërit e saj nga Uganda janë të habitur me vendimin e saj – por ajo mendon se kjo është mënyra më e mirë që t’i përkushtohet studimeve dhe vetes.

E gjithë “ceremonia” i kushtoi asaj vetëm 2 funte – për taksinë që e dërgoi deri në vendin ku kishin planifikuar të mblidhen të ftuarit – ndërsa për shpenzimet tjera ishin përkujdesur miqtë.

“Jam e përkushtuar që të arrij qëllimet që ia kam vënë vetes, të fitojë tituj akademik. Por fakti që familjarët vazhdimisht më pyesnin se kur do të martohem, më bëri që ta ndërmarr këtë veprim – të martohem me veten”, ka shtuar Lulu. /Telegrafi/