E lind fëmijën e tetë, vetëm që t’i vazhdohet sociali

E publikuar: 26/07/2015 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sadrije Berisha, nga Fushë Kosova, ka tetë fëmijë, më i vogli është disamuajsh.

Kur fëmija i saj i shtatë i bëri pesë vjet, asaj iu ndërpre ndihma sociale nga shteti, gjë që bëri që ajo të mendojë ta ketë edhe një fëmijë, në mënyrë që të sigurojë ndihma sociale edhe për pesë vjet të tjera.

Kështu që me lindjen e fëmijës së tetë ajo vazhdon ta gëzojë asistencën sociale, 120 euro në muaj.

Sadrija, e cila është pjesëtare e komunitetit ashkali, tregon se me paratë e socialit që i merr për fëmijën i ndihmojnë për të siguruar ushqim edhe për fëmijët tjerë.

“Kam tetë fëmijë, gjashtë vajza e dy djem. Djali i madh është 18 vjeç, ndërsa vajza e vogël është disajavëshe. Kam lindur para një muaji, pasi që prej muajit janar më është ndalë sociali, kjo është njëra nga arsyet që të kem më shumë fëmijë, por edhe është punë e Zotit. Sociali për neve është një ndihmesë shumë e madhe, sepse askush e nuk punon, të gjithë jetojmë prej socialit dhe paratë që i fitojmë nga mbledhja e mbeturinave nëpër kontejnerë”, ka thënë ajo…/zeri.info/