E. League, ngecin të mëdhatë, shokohet Marseille

E publikuar: 01/10/2015 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rezultate interesante me emocione e surpriza edhe në sfidat e mbrëmjes së Europa League.

Në grupin A barazim 2-2 mes Celtic Glasgou dhe Fernebahces. Skocezët u duken se shkonin drejt një fitoreje të sigurt me avantazhin e dy golave Griffiths dhe Commons, por një duygolësh i Fernandaos fiksoi gjithshka në ekuilibër të plotë. Qëndron gjithshka e pandryshuar në grup pas barazimit 1-1 edhe në ndeshjen tjetër mes Moldes dhe Ajaksit, me norvegjezët që mbajnë vendin e parë.

Në grupin B dështon për të dytën herë radhazi për të gjetur fitoren Liverpuli. Në Anfield të kuqtë kaluan në avantazh të parët me Llallana por një gol i Assifuah fiksoi në 1-1 ndeshjen me Sion. Përfundoi me rrjeta të paprekura ndeshja tjetër e grupit mes Rubin Kazan dhe Bordeaux me Sionin që kryeson në kuotën e katër pikëve dhe Liverpul e Bordeaux ndjekin me nga 2.

Në grupin C ndalet në barazim 1-1 në Selanik përballë Paokut Borusia e Dortmundit, 85 minuta lojë për futbollistin e kombëtares Ergys Kace. Grekët të parët në avantazh me Robert Mak, me verdhezinjtë që barazuan vetëm në minutëbn e 72 me Gonzalo Castro. Dortmundi kryeson me 4 pike ndersa PAOK me 2 parakalohet nga Krasnodar qe fitoi 2-1 me Qabalan,

Marshon me pikë të plota pas dy ndeshjes në grupin D Napoli që mposhti 0-2 nmë transfertë Legian e Varshavës me gola të Dries Mertens dhe të zakonshmit Higuain, nuk ju ndahet të kaltërve në kuotën e 6 pikëve edhe Midtjylland që surprizoi me fitoren e dytë rradhazi në shifrat 1-3 në fushën e Brugges.

Në grupin E, Villareali nuk e fali Viktoria Plzen edhe pse me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Baptistao. Nëndetësja e verdhë në kuotën e 3 pikëve, po aq sa dhe ceket ndersa kryesimin e mban Rapidi i Vienës që arriti fitoren e dytë në shifrat 0-1 në transfertën me Dinamon e Minskut ku vendosi goli i Hofman.

Në grupin F surprizën e bëri Slovan Liberec që fitoi 0-1 në fushën e Marsejës, Coufal 6 minuta para fundit me golin e tij i dha fitoren cekevë në ndeshjen ku u aktivizua për 74 minuta dhe Herolind Shala. Në kryesim të grupit mbetet Braga që u imponua 1-0 ndaj Groningen duke u shkëputur në kuotën e 6 pikëve.