E kuqe e nxehtë (FOTO, +16)

E publikuar: 31/05/2016 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fotograf 32-vjeçar nga Londra ka fotografuar dhjetëra femra dhe meshkuj me flokë të kuq për projektin e tij më të ri të quajtur “Red Hot” (E kuqe e nxehtë).

Thomas Knights i ka fotografuar në poza statueske kuqot për ekspozitën e tij të radhës. Shumica e pozave janë gjysmë-zhveshur ose krejtësisht zhveshur.

Mes të fotografuarve të projektit janë këngëtarja Nicola Roberts, modelja Olivia Inge dhe artisti Natha Wuburn.

Knights aktualisht po kërkon të tjerë persona me flokë të kuq në mënyrë që t’i fotografojë dhe t’i bëjë pjesë të ekspozitës.