E kujt është zoçka e Sarandës?

E publikuar: 16/04/2015 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari aktual i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa ka komentuar për Ora News vendimin e PS që ai të mos rikandidojë.

Në vend të tij do kandidojë Floriana Koka.

“E dija pasi ma tha Koço Kokëdhima para dy ditësh,” tha Çipa.

Ai theksoi se Koka është një punonjëse e Bashkisë dhe të gjithë ja njohin.

“Mandati im ka qenë i suksesshëm. Nuk e di kush i ka bërë sondazhet, por jam i detyruar t’i respektoj, qofshin realiste apo jo,” tha Çipa.

Ai tha se nuk do të garojë si i pavarur.