Suspendohen gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë

E publikuar: 08/08/2019 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtë zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës sot janë suspenduar nga puna.

Suspendimi i tyre thuhet të jetë bërë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, pasi ndaj tyre janë duke u kryer hetime.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit te IPK, pasi ndaj te njëjtëve janë duke u kryer hetime”, ka thënë Kelani.