E kishte kthyer bodrumin në qendër bixhozi, arrestohet 25 vjeçari

E publikuar: 10/05/2019 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Dibrës ka sekuestruar 17 kompjuterë për lojëra fati, çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme. Si pasojë e kësaj është vënë në pranga pronari i subjektit, shtetasi A.T, 25 vjeç, banues në Peshkopi.

Procedimi filloi pasi në bodrumin e një apartamenti të marrë me qira nga shtetasi i lartpërmendur, u konstatuan 17 aparatura kompjuteri që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe aksesorë të tjerë. Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë subjekt u konstatua se ky shtetas kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet hetimore do t’i referon Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Dibrës deri në ndëshkimin me ashpërsi të çdo subjekti që tenton të ushtrojë këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.