E kishte kërcënuar që do ta largonte nga PDK’ja, mirëpo Kadri Veseli masakron qengja në Drenicë te Sami Lushtaku

E publikuar: 03/08/2019 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe njëri ndër figurat më të rëndësishme të partisë së tij, Sami Lushtaku, duket se e kanë lënë prapa një përplasje të javëve më parë. Pasi e kishte kërcënuar se do ta largonte nga PDK’ja, Veseli e Lushtaku janë bërë bashkë – për të ngrënë mish e për të pirë. Gazeta Express ka siguruar fotografi ku Veseli shihet duke masakruar qengja në Drenicë te Lushtaku. I pranishëm në Skenderaj, në ndejën e dy kokave të PDK’së, ndër të tjerë, ishte edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Përplasja mes Veselit e Lushtakut kishte ndodhur pasi kreu i partisë kishte vendosur t’i largonte të gjithë anëtarët me aktakuzë nga postet zyrtare shtetërore. Lushtaku kishte reaguar ashpër, duke deklaruar se “nuk ka bir nëne që më largon nga PDK”. /Express/ !– wp:paragraph –> Jjjj/