E kërkonte Kroacia, arrestohet kosovari i dënuar për drogë

E publikuar: 25/04/2017 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia Speciale Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar një kosovar në Morinë më qëllim ekstradimi në Kroaci.

“Më datë 23.04.2017, Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bën arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar, konkretisht: -G.K., 31 vjeç, banues në Vitina, Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, raporton Indeksonline.

Kosovari u kap në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Interpol Zagrebi/Kroaci.

Gjykata Supreme Kroate e ka dënuar kosovarin me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “Shkelje të Ligjit për Drogat”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal Kroat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./Indeksonline/