E kapi gjarprin e madh duke menduar se gjithçka do të shkonte sipas planit, por jo, burri rrezikoi shumë! (Video)

E publikuar: 18/09/2017 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapja e gjarprit sigurisht nuk është një punë e lehtë dhe vetëm njerëzit më të guximshëm, të trajnuar mund ta bëjnë këtë. Megjithatë, nganjëherë kjo nuk shkon ashtu edhe sipas planit.

Në një video të publikuar në internet shihet një burrë, i cili tentoi të kapte një gjarpër, përcjell Telegrafi.

Siç edhe mund të shihet, në fillim duket sikur gjithçka po shkonte në rregull: ai kapi gjarprin e madh në Republikën e Afrikës së Jugut.

Sidoqoftë, ndërsa ai po i afrohej kamerës, gjarpri u përpoq të lirohej dhe ta kthente situatën në favor të tij.

Ai filloi të mbështillej rreth këmbëve të burrit, gjë të cilën e bëjnë me pretë e tyre.

Siç shkruan National Geographic, gjarpërinjtë nuk e mbytin kurrë prenë e tyre, por i vrasin ata duke ua ndaluar rrjedhjen e gjakut në zemër (të cilën mund ta bëjnë vetëm në pak sekonda).

Për fat të mirë, ky njeri u ndihmua nga një anëtar tjetër i ekipit dhe e ndihmoi atë që të shpëtoj nga gjarpri. /Telegrafi/