E jashtëzakonshme: Luan Krasniqi i kthehet ringut, e sfidon Mike Tyson?!

E publikuar: 02/06/2015 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luan Krasniqi do t’i rikthehet edhe njëherë ringut të boksit.

Boksieri shqiptar, Luan Krasniqi, do t’i rikthehet edhe njëherë ringut të boksit, përkundër se tani është 44-vjeҫar.

Krasniqi ka njoftuar se me 7 nëntor do të jetë sërish në ring, por kësaj radhe jo kundër Uwe Huck, shkruan Gazeta Express.

Ai nuk ka dashur ta zbulojë emrin e kundërshtarit, por që pritet të jetë një legjendë e pensionuar boksi, ku këtu nuk përjashtohet as mundësia e quajtur: Mike Tyson.

Ky është postimi i Krasniqit:

“Njollat e kaltërta për qëllime sociale: ishte një sukses jashtëzakonisht i madh në vitin 2014. Dhe tash, kjo inisiativë vazhdon. Më 07.11.2015, do të boksojmë përsëri Uwe Hück dhe unë në MHP- Arenën e Ludwigsburgut, për qëllimin humanitar, por kësaj here jo kundër njëri tjetrit.

Uwe do të boksoj kundër Francois Botha, kurse për të kuptuar se kush do të jet kundërshtar imi, duhet të pritni edhe pak”.