E infektoi me hepatit, 39-vjeçari ia bën jetën “ferr” të dashurës

E publikuar: 24/04/2017 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person 39-vjeçar është arrestuar nga Policia ditën e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje me armë.

Ai është Arben Papa, 39 vjeç banues në Tiranë. Papa kishte vendosur që të rilidhej me ish-të dashurën e tij pas 20 vjetësh.

Mirëpo kjo lidhje nuk i shkoi si e parashikonte. Pasi kreu marrëdhënie me të dashurën e tij, Blertina L. Papa zbulon se kishte marrë hepatitin B.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Papës dhe ka nisur të kërcënojë të dashurën me armë dhe ta përndjekë.

Në lidhje me këtë fakt me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe disa letra të shkruara nga Arbeni në drejtim të Blertinës nga ku pasqyrohet fakti se personi nën hetim fajëson Blerinën për sëmundjen e tij.

Me pas në datë 10.03.2015 rreth orës 11:30 i pandehuri ka shkuar pranë banesës së kallëzueses të ndodhur në Rrugën “Fortuzi”, ku ka qëndruar për pak kohë në një lokal pranë kësaj banese.

Sapo i pandehuri ka parë motrën e saj Eriola L. ka reaguar negativisht ndaj saj me fjalë fyese dhe kërcënuese.
Të njëjtat veprime ai ka kryer edhe me kallëzuesen dhe nënën e saj të quajtur Ilmie L.

Pas kësaj nëpërmjet një arme zjarri me mbishkrimin GAP 8 mm që ai e kishte në dorë ka kanosur seriozisht për jetën atë dhe familjarët e saj.

Kjo armë është sekuestruar me cilësinë e provës materiale nga policia gjyqësore. Gjithashtu gjatë kësaj kohe ai i ka drejtuar këtë armë edhe shtetasit S. D., i cili ka qenë duke qarkulluar në rrugën “Fortuzi”, shkruan Panorama.

Menjëherë ai ka njoftuar disa punonjës policie të cilët kanë qenë duke qarkulluar me mjet në këtë rrugë e që më pas ata kanë bërë edhe shoqërimin e tij pranë Komisarita të Policisë Nr.3.

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Arben Papa ka spjeguar se ka pasur lidhje të ngushtë me kallëzuesen Blertina L. dhe duke qenë se ai është infektuar me hepatitin B dhe C nga ajo, ai ka reaguar negativisht ndaj saj./albeu/