E goditi një grua të panjohur nga prapa, kjo shaka i kushtoi hiq më pak se 60 mijë euro (Video)

E publikuar: 22/03/2018 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shaka përmes së cilës një grua u godit nga prapa i ka kushtuar realizuesit të saj hiq më pak se 60 mijë euro.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shaka në të cilën shihet një burrë i cili godet nga prapa në këmbën e saj një grua, derisa ajo gjendej anash një rruge në Barcelonë.

Ai e godet atë me forcë në këmbën e majtë, duke e detyruar atë të “shtrembërojë” dhe të rrëzohet në tokë.

Megjithatë, kjo shaka atij i ka kushtuar jo pak.

Pas sulmit të shkurtit 2015, një njësi e policisë katalanase publikoi videoklipin me mesazhin: “Na ndihmoni të kapim këtë person që mendon se është në rregull të sulmosh njerëz të pafajshëm”.

Pasi videoja u bë virale në rrjetet sociale, ai u paraqit në stacionin e policisë lokale.

Dhe tani, ai ka rënë dakord të paguajë 60.000 euro për gruan e paidentifikuar në kompensim.

Siç bëhet e ditur më tej, një “shaka” e tillë nuk ishte pa pasoja për gruan. Ajo dëmtoi kyçin e këmbës, pësoi lëndime të lehta në gjurin dhe dorën e saj të majtë, si dhe lëndime të tjera, të cilat e mbajtën në pushim mjekësor për 75 ditë. /Telegrafi/