E goditi me kokë, bërryl dhe e pështyu kundërshtarin – Douglas Costa rrezikon dënim të madh  

E publikuar: 17/09/2018 07:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Douglas Costa, ylli i Juventusit, rrezikon të paktën një ndalesë prej tre ndeshjeve, ndoshta edhe pesë, pasi goditi disa herë dhe pështyu një lojtar të Sassuolos.

Braziliani ishte një zëvendësues në fitoren e sotme (e diel) 2-1 të Juventusit ndaj Sassuolo në stadiumin e tyre Allianz.

Por, Costa kishte një përplasje me Federico Di Francesco (djalin e trajnerit të Romës, Eusebio) në minutat e fundit të ndeshjes.

Së pari, anësori brazilian e goditi me bërryl lojtarin e ri italian dhe pastaj e goditi edhe edhe me kokë atë.

Dyshja vazhdoi të ketë tension mes vete derisa Costa shpërtheu duke e pështy italiani Di Francesco.

Ky gjest i ulët i lojtarit të Juventusit u kap nga kamerat dhe zyrtarët e VAR-it në kabinë, të cilët menjëherë njoftuan gjyqtarin, i cili e dërgoi atë jashtë me karton të kuq.

Ky lloj i incidentit të brazilianit ka tendencë të garantojë një ndalesë prej më së paku tre ndeshjeve raportojnë mediat italiane.

Douglas Costa mund të pësoj edhe më keq, sepse ka pasur edhe bërryl dhe goditje me kokë ndaj kundërshtarit dhe rrezikon deri në pesë ndeshje ndalesë.

Kjo është potencialisht e rëndësishme, sepse Juventusi do të përballet me Napolin pas tre ndeshjeve, kështu që ai pritet të humbasë përplasjen e madhe.

Max Allegri deklaroi në konferencën për shtyp se braziliani “me siguri” do të gjobitet nga klubi për gjestet e bëra në fushën e lojës. /Telegrafi/