A e gjeni dot se kush është mami?(FOTO)

E publikuar: 07/01/2017 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Natalie, Jazmyne dhe Tamika Wardell janë tre bjonde australiane bukuroshe që shpesh ngatërrohen për motra, por, në fakt, njëra prej tyre është nëna. Nga fotot, është e pamundur që ta dallosh.

Natalie Wardell është 45 vjeç, por duket identike me vajzat e saj, të cilat janë 21 dhe 19 vjeç.

Njerëzit e kanë të vështirë t’i dallojnë edhe për faktin se nëna shkon bashkë me vajzat në kinema ose nëpër festa të ndryshme.

“Njerëzit mendojnë se jemi motra dhe ngelin pa fjalë kur i themi se njëra prej nesh është nëna. Kur mundohen të gjejnë se kush është mamaja, thonë për Jazmyne, pasi është më e gjata, ndërsa unë jam e shkurtër”, tregon Natalie.