“E drejta për tu harruar” nuk duhet të aplikohet botërisht thotë Gjykata e Lartë Evropiane

E publikuar: 11/01/2019 00:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E drejta për tu harruar” me të cilën njerëzit mund të kërkojnë nga motorët e kërkimit heqjen e lidhjeve të cilat kanë informacione të vjetra. Ajo nuk duhet të aplikohet botërisht tha Gjykata e Lartë Evropiane.

Sipas gjykatës “e drejta për tu harruar” duhet të aplikohet vetëm brenda Bashkimit Evropian.

Vendimi në favor të Google u mor pas shqetësimeve se një fuqi e tillë mund të inkurajojë censurën në vende si Kina, Rusia dhe Arabia Saudite.

Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë tha se “e drejta për tu harruar” duhet të balancohet. Ajo duhet ti shërbejë mbrojtjes së të dhënave, privatësisë dhe interesit publik dhe jo censurës.

Opinioni i Maciej Szpunar u mirëprit nga Google ndërsa ky i fundit në një rast u gjobit nga Franca në 2016-ën. Kompania nuk kishte arritur të hiqte informacione përtej kufijve të Evropës.

E drejta për tu harruar u aplikua për herë të parë para pesë vitesh. Që atëherë Google ka hequr 2.9 milion lidhje dhe ka apeluar gjobën 100,000 euroshe të Francës. /PCWorld Albanian