E dogji në Big Brother, por tani heq dorë nga seksi?! Surprizon Xhensila Pere

E publikuar: 14/10/2017 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhensila dhe Fatjoni kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të “Big Brother 8”. Dyshja theu tabutë duke bërë seks para kamerave, teksa të dy po laheshin në dush.

Pas daljes Xhensila dhe Fatjoni e vazhduan lidhjen e tyre, por jo për shumë gjatë pasi në nëntor të 2015-ës i dhanë fund.

Por si është marrëdhënia e tyre sot? Këtë e ka zbuluar vetë Xhensila në një intervistë për “Thumb”.

“Takohemi, flasim, mund ta konsumojmë edhe një kafe, por jo me qejf, nuk mund të them që është miku im më i mirë. Ka mbaruar çdo gjë. Për sa shkoi mirë, shkoi mirë. Tani ai në qejf të vetë, unë në timin”, u shpreh Xhensila.

Ndërkohë që Xhensila vazhdon të shfaqet në ekranin televiziv dhe së fundmi është pjesë e spektaklit ” Dance with me” për Fationin nuk dihet shumë.

Ajo është pyetur dhe për raportin me meshkujt e tjerë, ku thekson se ka hequr dorë nga lidhjet.

Teksa gazetarja e pyet nëse kjo nënkupton se ka lënë dhe seksin, përgjigjia e Xhensilës është e rrufeshme.  

 “Jo mi jo”-përgjigjet ajo. 

 Xhensila është e përkushtuar me botën e modës dhe me sa duket nuk e ka në plan të humbë vëmendjen e publikut./ Gazeta Express/