A e dini se çfarë ka brenda një cigareje? (Foto)

E publikuar: 19/08/2017 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cigarja është një prej shkaktarëve më të rrezikshëm vdekjeprurës, dhe llogaritet se edhe në gjithë botën numri i konsumatorëve të jetë tepër i lartë.

Në Amerikë llogaritet që numri i vdekjeve që shkaktohen si rezultat i konsumimit të duhanit të jetë 480,000 vdekje në vit.

Dhe presupozohet se numri i të rinjve që konsumojnë duhanin nën moshën 18-vjeçare të jetë më i lartë se 3200 persona.

Por a e dini se çfarë ka në përmbajtje të saj një cigare?

Nëpërmjet informacionit që ne do t’ju paraqesim synojmë që të realizojmë një ndërgjegjësim të shoqërisë shqiptare dhe një informim të saj.

Mesatarja e përbërësve që gjenden në një cigare është 600 dhe numri i kimikateve që nxirren prej tymit të saj arrin në 7,000.

Dr.Luz Claudio, kërkues shkencor në Shkollën e Mjekësisë Mount Sinai në Amerikë, raporton për revistën “Medical Daily” se problem më i madh i cigareve të ditëve të sotme është përmbajtja e tyre, pasi ato nuk përbëhen vetëm nga bima e duhanit.

Përbërësit që shtohen cigareve krahas rrezikshmërisë që ato paraqesin gjatë djegies çojnë në çlirimin e kimikateve të tjera që janë mjaft të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Ndërkohë, një prej kompanive më të mëdha për prodhimin e duhanit R.J.Reynolds shprehet se ingredientët që gjenden në cigare mund të gjenden fare lehtë edhe në produkte të tjera ushqimore apo pije dhe konsumatorët të mos jenë në dijeni për këtë fakt.

Një prej përbërësve më të rrezikshëm që gjenden në cigare është arseniku, rreziku i tij lidhet me prodhimin e karcinogjenit, helmimit kardiovaskular si edhe prodhimin dhe zhvillimin e toksikëve të tjerë në trup.

Përbërësit e tjerë më të zakonshëm që gjenden në cigare përfshijnë: monoksidin e karbonit, i cili gjithashtu çlirohet nga karburanti i makinave, nikotina që gjendet tek insekticidet si edhe formaldehidi që njihet si një prej shkaktarëve të kancerit.

Përbërës të tjerë që gjenden në cigare janë më pak të dëmshme dhe më të zakonshëm këtu përfshihen: kadmium, një përbërës aktiv që gjendet gjithashtu te bateritë, ose heksamine që zakonisht e gjejmë te produktet që përdoret për të ndezur skarat ose te qymyri.

Mesatarisht, 70 e kimikateve që gjenden te cigaret konsiderohen karcinogjenik, që do të thotë se kanë potencial të lartë për të shkaktuar kancerin dhe për rrjedhojë në një formë apo tjetër të çojnë drejt vdekjes.

Dihet që problemi kryesor që shfaqet nga konsumimi i duhanit është mungesa e oksigjenit, por si realizohet ky proces?

Fillimisht monoksidi karbon rrëmben molekulat e hemoglobinës, funksioni i të cilave është transportimi i oksigjenit nëpërmjet qelizave të kuqe të gjakut dhe duke bllokuar këto molekula transportimi i oksigjenit bëhet i pamundur.

Një mënyrë tjetër është bllokimi i oksigjenit nëpërmjet cinaurit, i cili bllokon indet për përthithjen dhe përdorimin e oksigjenit, rrjedhimisht indet nuk mund të funksionojnë pa oksigjen.

Sipas statistikave, duhanpirja përllogaritet të jetë shkaktare e 30% të rasteve të kancerit me pasoj vdekjen.

Kanceri më i përhapur është ai i mushkërive dhe llogaritet të shkaktojë 87% të vdekjeve te meshkujt dhe 70% te femrat.

Por kini parasysh se duhanpirja nuk është vetëm shkaktare e kancerit, sëmundje të tjera të rrezikshme që shkaktohen prej saj janë sëmundjet e mushkërive si: emfizema, bronkiti apo bllokimi kronik i rrugëve të frymëmarrjes.