A e dini pse shërben kjo pjesë e pasqyrës?

E publikuar: 10/04/2017 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është leva që shumica e drejtuesve të makinave nuk e kanë përdorur asnjëherë.

Duket si një pjesë e papërfillshme, por luan një rol mjaft të rëndësishëm kur drejtojmë automjetin, sidomos natën.

Nëse nuk e keni ditur se për çfarë shërben kjo pjesë e dalë në pasqyrën brenda makinës, mësojeni sot.

Kjo është një levë që shërben për të mbrojtur shoferët nga dritat e gjata që mund të ketë ndezur ndonjë shofer i pakujdesshëm pas jush.

Kur ju jeni në makinë natën, mund të ndodh që t’ju verbërojë drita e fortë e makinave pas jush. Tërhiqeni ose shtypeni këtë levë dhe nuk do të keni probleme me dritat.