E diela, ditë zie në Gjilan

E publikuar: 18/07/2020 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka shpallur ditë zie të dielën në këtë komunë në nder të tre pacientëve që vdiqën sot nga COVID-19.

Haziri përmes një njoftimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, ndërkohë që ka thënë se Gjilani nuk është i njëjtë pa ta.

“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejës me COVID-19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar Haziri.