E dashura ia jep laptopin për koke të dashurit, arsyeja do t’ju habisë (Video)

E publikuar: 25/07/2019 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhelozia e një gruaje ka eskaluar gjatë fluturimit me avion me të dashurin e saj. Gruaja e ka akuzuar se po shikon gra të tjera, e si mjet hakmarrje ka zgjedhur ta godasë me laptop në kokë.

Në një video të publikuar në YouTube gjatë fluturimit me kompaninë “American Airlines”, dëgjohet gruaja duke i bërtitur partnerit të saj – para se ta thyente laptopin në kokën e tij, shkruan “The Mirror”.

Stjuardesat i kërkuan burrit ta ndërrojë ulësen dhe teksa ai tentonte të largohej nga gruaja e tij, ajo i shkon pas dhe e godet me laptop në kokë.

“Para nisjes, këtë të diele, në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, dy pasagjerët që udhëtonin së bashku ishin përfshirë në një mosmarrëveshje”, ka thënë “American Airlines” për “The Sun”. “Është kërkuar zbatimi i ligjit dhe të dy pasagjerët janë larguar nga aeroplani”.