E dashur, duhet të notosh

E publikuar: 03/06/2015 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të bëni plazh, nuk do të thotë vetëm të merrni rreze dielli e të qëndroni buzë detit. Duhet të notoni.

Në rast se nuk jeni të bindura apo të informuara për gjithë anët pozitive që të hyrit në det ju sjell, ja ku po ua listojmë – për t’i pasur edhe më të qarta dhe për mos i harruar ato herën tjetër kur ta keni detin përballë.

1. Vlen edhe si cardio edhe si stërvitje muskujsh

Pra, duke bërë not, ju zëre se jeni stërvitur në mënyrën më efikase të mudnshme. Duke përfshirë edhe cardion por edhe ushtrimin fizik të muskujve tuaj. Kjo për shkak se lëvizjet ritmike që ju bëni gjatë notimit, vlejnë si ushtrime Cardio në mënyrën më të mirë të mundshme. Por, nga ana tjetër, uji është 800 herë më i dendur se ajri, kështu që, muskujt tuaj janë duke i rezistuar në mënyrë konstante atij. Kjo i stërvit ata dhe j’u bën ju më të tonifikuar dhe të strukturuar.

2.Ideal për mushkëritë tuaja

Kur ju jëni e zhytyr në ujë, trupi juaj përshtatet dhe aftësohet për ta ruajtur dhe konsumuar oksigjenin në mënyrë tepër efikase. Nga ana tjetër, trupi juaj mësohet të thithë më tepër ajër të pastër dhe të nxjerrë më tepër oksigjen gjatë frymëmarrjes. Më pas, ajo çka ju përfitoni nga gjithë kto aftësi, përvec tyre, është edhe forcimi i zemrës tuaj, ulja e presionit të gjakut dhe aftësi më të mira vrapimi.

3. Të gjitha mund ta bëjnë atë

Madje edhe femrat shtatzënë, edhe të moshuarit, gjithashtu edhe fëmijët. Është sporti ideal për të gjitha moshat duke shkaktuar shumë më pak lodhje dhe komnsumim të energjive se sa një aktivitet fizik normal.

4. Ideal për të larguar stresin

Ashtu si cdo aktivitet tjetër fizik, edhe noti bën mrekullira në clirimin e hormonit tuaj të lumturisë dhe kënaqësisë, Endorfinës. Sipas shumë studimeve, përveç kësaj, noti ju shkakton edhe zgjimin e disa sensorëve të trupit tuaj të cilët ju shkaktojnë qëtësi dhe relaksim total.

5. Ju mban më të re

Është fakt që notarët e rregullt, duken dhe ndihen përafërsisht 10 vjet më të rinj. Noti, edhe nëse keni kaluar të 70-at, përsëri ndikon mrekullisht në presionin e gjakut tuaj, në sistemin nervor, dhe mbi të gjitha, në elasticitetin e lëkurës tuaj./politiko/