E bujshme, Apple dhe Qualcomm “ulin” armët

E publikuar: 18/04/2019 03:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një moment kur nuk e priste askush, përplasja mes Apple dhe Qualcomm ka marrë fund. Dy kompanitë vendosën të ulnin armët dhe ti jepni fund betejave ligjore mes tyre.

Apple ka rënë dakord ti paguajë Qualcomm një shumë që nuk është specifikuar ndërsa të dy palët kanë nënshkruar një marrëveshje licencimi patentash për gjashtë vitet e ardhshme si dhe një marrëveshje shumëvjeçare për teknologjinë wireless dhe celulare.

Nuk dihet arsyeja e vërtetë që këtij ndryshimi radikal mes dy kompanive në një kohë kur gjyqi federal sapo kishte filluar.

Padyshim njëra pale nuk ishte e sigurtë se mund ti shkonte deri në fund betejës. Qualcomm ka shënuar disa fitore por edhe Apple gjithashtu.

Për Apple pasojat do të ishin më të mëdha sepse pajisjet e saj nuk do të lejoheshin të shiteshin edhe kur nuk përdornin çipet Qualcomm. Nga ana tjetër ky i fundit trembej uljes së pagesave të licencimit nëse humbiste.

Apple ka arsye teknike për këtë paqe. Modemët 5G të Intel nuk do të vinë në telefonët deri në 2020-ën dhe madje ka pasur spekulimet se prodhuesi i iPhone kishte humbur besimin tek prodhuesi më i madh në botë i procesorëve.

Kompania rrezikonte të shiste ende telefonë 4G dhe LTE kur të tjetër do të ishin duke shitur ato 5G. Marrëveshja i jep fund një makthi dhe i jep Apple një burim të dytë për çipet celulare pa qenë nevoja të kërkojnë ndihmë tek një i padëshiruar si Huawei. /PCWorld Albanian