E bënë Kosovari, 50 Dj për ditëlindje!

E publikuar: 25/04/2018 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Regjisori kosovar i cili jeton në Islande, Jasmin Rexhepi, është duke lansuar festivalin e tij të muzikës, ‘M For Mayhem’, në Reykjavik, i cili do të zgjatë plot një javë.

Ky është edicioni i parë i këtij festivali, ndërsa besohet se Rexhepi ka lansuar atë për 1 Maj, ditën e liedjes së tij, ai këtë e kishte konfirmuar edhe në Instagramin e tij (Great Jazzby). “Cfare ditëlindje to të kam”, kishte shkruar ai ditë më pare me një foto me emra të shumtë të Dj-ve.

Kosovari është pronar i disa bareve-pubeve në Reykjavik dhe është bashkëpronar dhe menaxher i klubit të vetëm në kryeqytetin Islandez, Paloma. Ai konsiderohet si njër njerëzit kryesore në Reykjavik sa i përket organizimeve të ndejave të mëdha dhe të çmendura.

Në klubin e tij kanë performuar disa ndër Dj-t më të mëdhenjtë në botë (të muzikës elektronike), si Nina Kraviz, ndërsa në festivalin dhe ditëlindjen e tij do të performojnë Dj si Marc Romboy, Gus Gus, Teenage Mutants, Cicicava, Animal Trainer, e shame të there.

Ai rreth dy muaj më parë kishte shikuar mundësinë e bashkëpunimit apo blerjes së një klubi në Kosovë, por besohet se ai ishte larguar I dëshpëruar nga trendi i muzikës në Kosove. “S’ka ktu bukë për mu”, u kishte thënë ai shokëve të tij.