E bën gruan për spital burri nga Fushë Kosovë

E publikuar: 30/05/2020 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, raporton Express.

Policia bën me dije se ankuesja ka pranuar tretman mjekësor.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.