E ardhmja e Berishës vendoset në qershor

E publikuar: 21/04/2017 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Etrit Berisha ende është në udhëkryq.Portieri shqiptar është huazuar tek Atalanta nga Lazio por dy skuadrat ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Atalanta ka shprehur interesim për blerjen e portierit shqiptar, por Lazio kërkon shumë për të.

Ka qenë drejtori sportiv i Atalantës, Giovani Sartori që ka deklaruar se bisedimet do të vazhdojnë mes klubeve në qershor.

“Ne kemi drejtën e blerjes së Berishës deri më datën 15 qershor dhe e ardhmja e tij do të vendoset deri në këtë datë”.

“Sapo të përfundojë kampionati dhe do të kemi të qartë renditjen tonë, atëherë do të ulemi me Lazion dhe do të diskutojmë për Berishën”, ka thënë Sartori.

Prishtinasi ka shkëlqyer me fanellën e Atalantës duke qenë shpesh herë në formacionin e javës në Serie A. /Telegrafi/