Dzeko objektivi i Interit për sulmin

E publikuar: 23/02/2019 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi dhe Roma nuk do të garojnë vetëm për një vend në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Klubi zi kaltër po synon t’ia rrëmbejë Romës sulmuesin e tyre kryesor, boshnjakin Edin Dzeko.

Sulmuesi boshnjak është duke pritur një kontratë të re nga Roma, por deri më tani ende nuk ka ardhur.

Kontrata aktuale e Dzekos me Romës skadon në qershor të vitit 2020, ndërsa Giallorosët ende janë në dyshim nëse do t’i vazhdojnë apo jo.

Interi po mundohet ta shfrytëzojë këtë situatë për të nënshkruar me Dzekon.

Edin Dzeko (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Mediat italiane kanë raportuar se Neroazzurrët janë gati të shpenzojnë 12 milionë euro në verë për ish-anëtarin e Manchester Cityt.

32-vjeçari këtë edicion ka pasur një formë të luhatshme me Romën ku ka shënuar vetëm pesë gola në kampionat por ka edhe pesë të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Interesim për kapitenin e Bosnjës ka shprehur edhe skuadra angleze Tottenham Hotspur si dhe disa skuadra kineze. /Telegrafi/