Dyvjeçari që tymoste pandërprerë po e lë shprehinë e keqe, ende tymosë bishta cigaresh të hedhura në rrugë (Video)

E publikuar: 31/08/2018 05:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rapi Ananda Pamungkas nga Sukabumi i West Java, ishte bërë pjesë e mediave gjatë fillimit të muajit, pasi u shfaq duke tymosur pandërprerë, teksa nëna tij e shikonte duke qeshur.

Fëmija dyvjeçar, që konsumonte deri në 40 cigare në ditë, tani ka nisur ta lë këtë shprehi të keqe, ndërsa po luan me lodra dhe fëmijët tjerë, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi zyrtarët qeveritarë, i kërkuan familjarëve të tyre që të mos ia ndezin dhe të mos lënë pako duhani në prani të tij.

“Është më i qetë dhe nuk po i kërkon shpesh, por nganjëherë po del në rrugë dhe po tymosë bishtat e ndezura, që i kanë hedhur kalimtarët”, ka thënë nëna e vogëlushit.

E tëra filloi, kur familjarët e tij i dhanë duhan që të qetësohej, sepse ishte shumë kërkues dhe nuk ndalonte së qari për gjërat që i donte. /Telegrafi/