Dyshonte në besnikërinë e partnerit, angazhon një bionde të bukur për ta joshur – habitet si i vardiset ai (Video)

E publikuar: 19/09/2017 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej kohësh i dashuri e anashkalonte, dhe kështu filloi t’i lind dyshimi se ai po e tradhton me tjetrën ose nuk po e do më.

Dhe kështu dita ditës bindej më shumë se ai nuk po i qëndron besnik, dhe për të shuar dilemat e saj, vendosë ta testojë besnikërinë e tij ndaj saj, transmeton Telegrafi.

Duke ditur se çdo djalë të ri do ta “rrëqethte” një bionde e bukur, e dashura e tij vendosë ta angazhoj një aktore profesioniste për ta joshur partnerin e saj.

Pasi ata takohen kinse rastësisht në një market, ajo i bie në sy me mini-fundin dhe linjat e përkryera trupore, dhe pa u menduar dy herë i afrohet për të filluar bisedën me të.

Por, biseda e tyre sa vinte e bëhej më e nxehtë, dhe kur ai u mundua ta gënjej kinse po blen një dhuratë për nënën e tij, ajo e pyet nëse dhurata është e dedikuar për të dashurën.

Dhe duke u munduar ta bind se nuk bëhet fjalë për të dashur, ai i kërkon të dalin dhe të shoqërohen por vetëm si “miq”. Ky veprim nervozoi tej mase të dashurën e tij.

Ajo i telefonoi për ta pyetur se çfarë është duke bërë dhe nëse është bërë gati për ditëlindjen e nënës së tij. Por, kur ai i tha se ditëlindja e saj është pas një muaji, ajo e pyet atëherë kujt është duke i blerë dhuratë në market.

Aty ai e kupton se është zënë “mat”, derisa partnerja ia bën me dije se nuk mund ta gënjej dhe se gjithçka mes tyre ka marrë fund. /Telegrafi/