Dyshonte në besnikërinë e partneres, i riu nervozohet kur e kupton se ajo do të bënte gjithçka për para (Video)

E publikuar: 01/12/2017 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë i ri dyshonte në besnikërinë e partneres së tij, por ai kurrë nuk do ta kishte besuar se ajo do të bënte diçka edhe më të tmerrshme – të “shes” veten për një shumë të majme të hollave.

Dhe për të shuar apo vërtetuar dilemën e tij, ai kishte vendosur ta provokoj duke ia prezantuar një vajzë simpatike e cila kinse i ofron saj një punë, ku nëse shoqëron njerëz të pasur dhe pranon të shkoj edhe në shtrat me ta, do të paguhej me shuma të majme, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë e bëri atë të shokohet është se ajo pa u menduar dy herë filloi të shfaq interesim të madh për këtë “lloj” pune, edhe pse nuk ishte e vetëdijshme që ishte pjesë e një kamere të fshehtë.

Pas disa minutave negociata me vajzën që i ofron punë, partnerja e të riut mezi priste të fillonte këtë punë, kurse kur u pyet nëse ka të dashur apo burrë që do ta ndalonte të bënte një punë të tillë, ajo tha se nuk ka askënd.

Në fakt ajo pranoi se është në lidhje me një mashkull i cili sipas saj nuk është në gjendje të kujdeset për të, dhe çdo herë ajo detyrohet ta paguajë vetë ushqimin kur shkojnë në restorant.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kur pyeti “punëdhënësen” se sa do të fitonte nga kjo punë, ajo iu përgjigj duke i thënë varësisht nga performanca dhe çfarë është e gatshme të bëjë për klientët.

“30 mijë dollarë mund t’i fitosh brenda një muaji, ndoshta edhe më shumë”, dëgjohet duke i thënë “punëdhënësja” derisa partneri i saj gjithë ngjarjen e monitoronte nga një ekran.

Por e dashura e tij materialiste habiti të gjithë kur tha se do të pranonte edhe për 2 mijë dollarë. /Telegrafi/