Dyshohet për eksploziv në KGJK dhe Prokurori Speciale të Kosovës

E publikuar: 24/05/2019 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në hapësirat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në Prokurorinë Speciale dyshohet të ketë eksploziv.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të Koha.net ndërkaq e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha për Koha.net se janë duke e trajtuar këtë informatë që e kanë marrë në orën 10:30, por ende s’kanë detaje tjera.

Me këtë rast policia ka bllokuar rrugën “Edit Durham”.