Dyshja e Manchester Cityt testohet pozitivë me Covid-19

E publikuar: 25/12/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City do të jetë pa sulmuesin Gabriel Jesus dhe mbrojtësin Kyle Wlker në ndeshjen kundër Newcastle United, përcjell “SportBible”.

“Citizens” kanë konfirmuar se dyshja ka testuar pozitivë me Covid-19, dhe kështu do të vet-izolohen për 14 ditë, në bazë të protokollit kundër Covid-19, përcjell KosovaPress.

Manchester City do të përballet nesër në “Boxing Day” në Premier Ligë kundër skuadrës së Newcastle United.