Dyshimet për koronavirus në Kosovë, qytetarët në panik

E publikuar: 26/02/2020 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me virusin e ri, i cili ka marrë edhe emrin zyrtar COVID-19, e që besohet se e ka origjinën në Kinë. Mirëpo, pavarësisht kësaj, kosovarët janë alarmuar javëve të fundit rreth përhapjes së pranisë së koronavirusit. Vetëm gjatë ditëve të fundit rreth dhjetë personave u janë bërë analizat me dyshimet për koronë. Por fatmirësisht, të gjitha këto raste kanë rezultuar negative, shkruan Gazeta Express.

Në Klinikën Infektive në QKUK gjatë ditës së djeshme janë paraqitur tre persona të cilët kanë pas simptoma të ngjashme me virusin kinez koronavirus. Bëhej fjalë për një shtetas jo kosovar, 69-vjeçar, i cili ka qëndruar në Itali si dhe për dy shtetas të tjerë kosovarë, njëri 25-vjeçar e tjetri  dhe 23- vjeçar, të cilët kanë ardhur dje nga Italia. Të tria këto raste rezultuan negative me këtë virus.

Mirëpo përhapja e shpejtë e tij tashmë ka shkaktuar panik te qytetarët. Ata nuk po e fshehin frikën nga përhapja e koronavirusit të ri edhe në Kosovë, pasi që i njëjti tashmë është konfirmuar se ka prekur njerëz në vende të ndryshme botërore. Shqetësimet janë rritur sidomos ditët e fundit, pas raportimit të rasteve në Itali.

Mirëpo, zyrtarët nga institucionet shëndetësore në vend shprehen të bindur se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për t’i dal në ballë virusit kinez, kosonavirus. Megjithatë ata nuk e menjanonjë mundësinë q ky virus së shptejti që vije në Kosovë.

Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Arben Vitia tha se edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë, “Adem Jashari”, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të kontrolluar qytetarët që vijnë nga jashtë. Ai tha se në këtë aeroport ka staf shëndetësor.

“Plani strategjik është aprovuar javën e kaluar dhe qysh sot kemi filluar me takime, edhe natyrisht me veprimet të cilat ndërlidhen me ministritë e tjera. Jemi duke punuar që të ndërmerren të gjitha masat”, u shpreh ministri Vitia.