Dyshemenë e rrëshqitshme, qeni e shfrytëzoi si shiritin lëvizës (Video)

E publikuar: 07/12/2018 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeni energjik që jeton në një banesë në Kinës, e ka shfrytëzuar dyshemenë e rrëshqitshme të korridorit, sikur të ishte shiriti lëvizës për ushtrime.

I lidhur për dorezën e derës, ai hidhte hapa me shpejtësi, duke kërkuar që të dilte përjashta për shëtitje, transmeton Telegrafi.

“Pse i duhet palestra dikujt, kur vetëm mund ta provojë këtë formë ushtrimesh”, ishte një prej komenteve të shumta.

Ky lloj i qenit që njihet si haski, është shumë energjik dhe mërzitet shumë, po që se nuk ecë së paku një orë në ditë. Madje, kërkon që të hapë gropa në kopsh dhe të luajë me qen tjerë. /Telegrafi/