Dyqani i aplikacioneve BlackBerry World merr goditjen përfundimtare, jo më aplikacione me pagesë

E publikuar: 06/03/2018 03:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

BlackBerry, kompania e cila menaxhon licencimin e markës dhe softuerit të BlackBerry, informoi javën e kaluar përdoruesit dhe zhvilluesit e aplikacioneve se do të largojë aplikacionet me pagesë nga dyqani i aplikacioneve BlackBerry World.

Kjo ndalesë do të hyjë në fuqi më 1 Prill. BlackBerry thotë se dyqani do të ofrojë vetëm aplikacione falas dhe të gjitha mekanizmat e blerjes do të ç’aktivizohen.

Megjithatë ngelet e hapur mundësia e monetizimit të aplikacioneve thotë kompania por sistemi i pagesës duhet integruar brenda tyre.

Rimbursimet për aplikacionet e blera do të ofrohen deri më 30 Prill 2018 dhe konsumatorët do të kenë akses në përmbajtje me pagesë edhe pas hyrjes në fuqi të ndalimit.

Efektivisht kjo shënon fundin e BlackBerry World dhe është goditja e fundit që i jep sistemit operativ BlackBerry 10.

Në Dhjetor të vitit të kaluar BlackBerry ka premtuar të paktën dy përditësime të tjera në BB10 ndërsa BlackBerry World do të mbyllet përfundimit në Dhjetor të 2019-ës. /PCWorld Albanian