Dybala show, Juventusi nis arratinë

E publikuar: 15/10/2016 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventus u shkëput edhe më shumë në renditjes pasi mundi 2-1 në shtëpi Udinesen. Bardhezinjtë arritën fitoren e katërt radhazi në Serie A falë argjentinasit Dybala që ishte heroi i të tijve përpara publikut të shtëpisë. Ndaj friulanëve që kishte vuajtur tradicionalisht, skuadra torineze pati një ndeshje në ngjitje pasi miqtë realizuan të parët me Jankon në minutën e 30-të.

Para pushimit Juventus gjeti barazimin me Dybalan. Ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë argjentinasi u tregua i saktë nga pika e bardhë duke i dhënë 3 pikët të tijve, pavarësisht përpjekjeve në fund të Udineses për të marrë një pikë në “Juventus Stadium”.