Dybala konfirmon transferimin te Juventusi

E publikuar: 25/05/2015 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një javë pa përfunduar Seria A, Paulo Dybala e ka zbuar të ardhmen e tij.

Ai do të ndërrojë skuadër, por jo edhe ligën, pasi do të vazhdojë të luaj në Seria A.
Sulmuesi që shkëlqejë gjatë gjithë sezonit me Palermon ka rënë në sytë e shumë skuadrave të mëdha evropiane. Mirëpo ai ka zgjedhur që të luajë në të ardhmen për skuadrën e Juventusit, e cila është për momentin më e mira në Itali.

“Do të luajë për Juventusin, sepse ata më kërkuan më se shumti”, ka deklaruar sulmuesi Paulo Dybala.