Dybala kërkon super pagë

E publikuar: 07/02/2020 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi dhe Paulo Dybala thuhet se janë në negociata për të zgjatur kontratën e tij deri në qershor të 2025, me lojtarin që kërkon 10 milionë euro në sezon.

Sipas gazetës Tuttosport, argjentinasi është i gatshëm të angazhohet për një marrëveshje të re dhe Bianconerët e kanë kuptuar se ishte një gabim për ta hedhur në treg verën e kaluar.

Dybala kishte qenë në bisedime me Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Paris Saint-Germain, por përfundimisht mbeti në Torino dhe fitoi vendin e tij në ekip.

Sulmuesi i njohur si La Joya ka kontribuar me 11 gola dhe 11 asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin deri më tani këtë sezon.

Ai mbërriti nga Palermo për 40 milionë euro në vitin 2015 dhe kontrata e tij e tanishme shkon deri në qershor të 2022, pasi ishte rinovuar në vitin 2017.

Gazeta Tuttosport pretendon se Dybala po kërkon një pagë në vlerë prej 10 milionë eurosh neto në vit në mënyrë që të rinovojë kontratën deri më 2025.