Dybala kalon Juven në epërsi ndaj Unitedit

E publikuar: 23/10/2018 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kundër Manchester Unitedit në Old Trafford.

Kanë mjaftuar 17-minuta që Zonja e Vjetër të kalojë në epërsi kundër Djajve të Kuq.

Pas një harkimi nga Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala e shfrytëzoi një top të kthyer dhe e dërgoi në rrjetë.

Skuadra mysafire i dominoi minutat e para të ndeshjes edhe në aspektin e posedimit të topit dhe në krijimin e rasteve.

Menjëherë pas golit, një mundësi të mirë e pati Joao Cancelo, por David De Gea e mbrojti goditjen e tij.

Pritet të shihet reagimi i Unitedit në minutat në vazhdim. /Telegrafi/