Dy viktima të reja nga Covid-19 në Shqipëri

E publikuar: 24/07/2020 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shënohet viktima e dytë për ditën e sotme nga Covid-19 në Shqipëri.

Një 26 vjeçar nga Kavaja ka humbur luftën me Covid-19.

Nga burimet bëhet me dije se prej katër ditësh ndodhej i shtruar tek Infektivi, raporton TCh.

Mësohet se i riu vuante gjithashtu nga talasemia dhe kjo ia ka vështirësuar përballjen me virusin.

Pak më herët ditën e sotme një 43-vjeçare ndërroi jetën nga Covid-i.

Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve nga Covid-19 shkon në 125.