Dy tërmete godasin Greqinë

E publikuar: 20/06/2020 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy lëkundje sizmike të njëpasnjëshme kanë goditur ishullin e Kretës në Greqi, raporton Front Online.

Sipas raportimeve të EMSC, tërmeti i parë ka rënë rreth orës lokale 23:34 të mbrëmjes së djeshme.

Ky tërmet ka qenë i magnitudës 4.4 dhe ka pasur një thellësi prej 10 km.

Ndërkohë lëkundja e dytë sizmike sipas EMSC ka goditur ishullin në orën 00:17 me orën lokale.

Shkalla sizmike e këtij tërmeti ka qenë 4.5 rihter ndërsa ka pasur një ndjeshmëri të lartë. Deri më tani në Kretë nuk janë raportuar për dëme.

Kujtojmë se zona gjeografike në ishullin e Kretës goditet shpesh nga tërmetet për shkak të aktivitetit të lartë sizmik.