Njëri nga të plagosurit është Eron Agaj- “Cuci”, anëtar i “Plisave”

E publikuar: 29/08/2016 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Express merr vesh se njëri nga të plagosurit te Parku i Qytetit në Prishtinë është Eron Agaj- i njohur si “Cuci”.

Gazeta ka mësuar nga burimet e saja se i njëjti është anëtarë i grupit të tifozëve të kryeqytetit, “Plista”.

444

Rrëfen dëshmitari: Ngjarja ndodhi për 10 minuta, shkova me vrap i ndihmova viktimës

Një dëshmitar që ndodhen në vendin e ngjarjes kur ndodhi plagosja thotë se ai ka vrapuar për t’i ndihmuar të plagosurit.

Në kushte anonimiteti dëshmitari ka rrëfyer për Express se e gjithë ngjarja është zhvilluar për më pak se 10 minuta, “Dy persona kanë qenë me motor njëri ka qenë me vetëdije dhe tjetri pa vetëdije. Janë dëgjuar katër të shtëna dhe sulmuesi ka qenë vetëm. Që të dy ishin prej 20 e deri në 30 vjet”, ka rrëfyer dëshmitari për Express.

Dy të plagosurit te Parku i Qytetit në Prishtinë dërgohen në QKUK (Foto)

Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se në këto të shtëna me armë te Parku i Qytetit në Prishtinë janë plagosur së paku dy persona. Policia i tha Express’it se të njëjti janë dërguar në QKUK, dhe se autoritet e kanë vënë situatën nën kontroll.

Të shtëna me armë dhe një plagosje te Parku i Qytetit në Prishtinë

Policia e Kosovës i ka konfirmuar Gazetës Express që nuk bëhet fjalë për vrasje, por për të shtëna me armë dhe një plagosje te Parku i Qytetit në Prishtinë.

333